Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese infektohet me koronavirus

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama – Hajrizi, është infektuar me koronavirus.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj gjykate, Valon Dula, i cili tha se Rama – Hajrizi ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus, një javë më parë.

“Po, mund ta konfirmoj që kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama – Hajrizi, para një jave është infektuar me koronavirus dhe që atëherë është në izolim”, tha Dula.

Dula tha se askush tjetër nga stafi i Kushtetueses nuk është i infektuar me COVID-