Kurti emëron Arsim Berishën zëvendësministër të Shëndetësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Arsim Berishën, zëvendësministër të Shëndetësisë.

Gjatë takimit të tyre, sipas komunikatës nga kryeministria, Kurti i ka uruar Berishës suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij.

Berisha është njëherësh kryeshef i Departamentit të Mjekësisë Familjare në Prizren.