Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se çmimet e derivateve të naftës në Kosovë kanë shënuar rënie, bazuar në të dhënat e importit të fundit.
Sipas saj, importi i realizuar sot është bërë me çmim prej 1.40 euro për litër naftë dhe 1.22 euro për litër benzinë, raporton Gazeta Stop.
Në bazë të vendimit në fuqi për marzhën e fitimit, ministrja bëri të ditur se nga nesër çmimet maksimale të lejuara në treg nuk mund të jenë më të larta se 1.54 euro për litër naftë dhe 1.36 euro për litër benzinë.
Kusari-Lila u bëri thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo parregullsi në tregun e derivateve përmes numrit pa pagesë 0800 11000, duke theksuar se bashkëpunimi i qytetarëve ndihmon në sigurimin e një tregu më të drejtë dhe transparent për të gjithë.