Kush mund t’i marrë 10% të Trustit? – enigma vazhdon

Kontributdhënësit po duan t’ua thotë dikush nga zyrtarët e Trustit Pensional të Kosovës nëse mund t’i tërheqin 10 përqind të kursimeve të tyre.

Ditë më parë Trusti ka bërë me dije se janë 2 miliardë euro të mbledhura,që i bie 200 milionë euro të shpërndahen tek qytetarët.

Por detaje se cili është plani konkret për këtë nismë dhe kur pritet të shkojë në Kuvend për miratim nuk dhanë nga Qeveria e Kosovës, e as nga Ministria e Financave.