Sunny Hill Festival

Kushtetuesja ende nuk e ka përfunduar shqyrtimin e Listës Serbe rreth nënkryetarëve të Kuvendit nga pakicat

Gjykata kushtetuese ende nuk ka marrë një vendim sa i përket kërkesës së Listës Serbe rreth formës së zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e komuniteteve jo-shumicë.

Sekretari i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, tha se kjo kërkesë është në shqyrtim e sipër.

“Gjykata është duke e shqyrtuar kërkesën e Listës Serbe. Për vendimmarrjen e Gjykatës do të njoftohen me kohë të gjitha palët e interesit dhe opinioni publik”, tha Dula për RTV21.

Më 30 shtator përfundon masa e përkohshme e Gjykatës e cila ndalon çdo veprim të deputetëve dhe çdo procedurë për formimin e qeverisë së re