Kuvendi njofton zyrtarish për seancën e nesërme

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht për seancën e nesërme, të 13-ën me radhë që zhvillohet në përpjekje për ta konstituar Kuvendin e Kosovës.

Kjo seancë mbahet nga ora 10:00, saktësisht 48 orë pas asaj të 6 majit.

Të mërkurën, u regjistrua dështimi i 12-të me radhë i deputetëve për ta bërë një gjë të tillë.