Ky është dallimi i madh në vlerë mes Dritës dhe Legias

Të enjten në Poloni, Drita do ta zhvillojë ndeshjen ndaj Legia Warszawa, e vlefshme për raundin e tretë kualifikues në Evropa Ligë.

Kampionia e Kosovës kaloi me sukses raundin e dytë duke e eliminuar ekipin nga Maqedonia e Veriut, Sileksin, me ç’rast shkroi histori duke u bërë klubi i parë nga Kosova që e kalon atë fazë.

Por, tash “Intelektualët” do të kenë punë me një ekip shumë më të fortë, shkruan Sinjali Sportiv.

Bazuar në “Transfermarkt”, vlera e Dritës është 3.330.000 euro, kurse e Legia shkon në 35.250.000.