La Liga cakton datën kur do të luhet El Clasico

La Liga ka njoftuar se El Clasico mes Real Madrid dhe Barcelonës do të zhvillohet më 10 prill, në orën 21:00, shkruan Sinjali Sport.

Derbi më i madh në futbollin spanjoll do të zhvillohet në stadiumin “Alfredo Di Stefano” dhe është i dyti për këtë sezon në La Liga.

Në takimin e parë të zhvilluar mes këtyre dy skuadrave, fitues dolën “mbretërit” midis Camp Nou, në fillim të kampionatit.

Por takimi i prillit mes tyre pritet të jetë shumë më i rëndësishëm, sepse të dy këto klube janë në garë për titull, sepse Barça ngel vetëm katër pikë prapa liderit Atletico Madrid, ndërsa Reali vetëm gjashtë pikë mbrapa.