Lajçakut i zgjatet mandati, do të ketë në buxhet 2 milionë e gjysmë euro

Përfaqësuesit Special për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak i është zgjatur mandati.

Mandati i tij skadonte më 31 mars të këtij viti kurse me anë të një vendimi, i është zgjatur deri më 31 gusht të vitit tjetër.

“Mandati i z. Miroslav Lajçak si Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian (EUSR) për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor zgjatet deri më 31 gusht 2022. Këshilli mund të vendosë që mandati i tij të përfundojë më herët, bazuar në një vlerësim të Komitetit Politik dhe të Sigurisë (KDP) dhe një propozim nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Politikë të Jashtme dhe Siguri”, thuhet në një vendim.

Tutje ceket se buxheti i Lajçak do të jetë mëse 2 milionë e gjysmë euro.

“Shuma financiare me të cilën synohet mbulimi i shpenzimeve në lidhje me mandatin e Përfaqësuesit Special në periudhën nga 1 prill 2021 deri më 31 gusht 2022 do të jetë 2 milionë e 580 mijë euro”, thuhet tutje në një vendim.