Sot, më 10 korrik, Ledri Vula, një nga artistët më të dashur dhe më me ndikim në skenën muzikore shqiptare, feston ditëlindjen e tij të 39-të.
Por këtë herë, dita e tij nuk u shënua vetëm me urime e dashuri nga fansat, erdhi e shoqëruar me një super surprizë që ka bërë bujë në rrjetet sociale.
Reperi është surprizuar me një Ferrari të ri, një makinë luksoze që rrallë herë dhurohet, aq më pak në mënyrë kaq misterioze.

Dhuruesi ka preferuar të mbetet anonim, por ka lënë një mesazh të shkurtër dhe të drejtpërdrejtë që po qarkullon gjithandej online.
“Surprizë për ditëlindje nga personi anonim. E meriton Ledri Vula. Ferrari të ri”.

Ledri ka ditur ta ndërtojë emrin e tij jo vetëm me hitet që kanë shoqëruar breza të tërë, por edhe me personalitetin e tij të thjeshtë, karizmën dhe përkushtimin ndaj punës. Ndoshta pikërisht për këto arsye, dikush ka zgjedhur t’i dhurojë diçka kaq të veçantë, si një shenjë vlerësimi apo falënderimi.
Surpriza e ditëlindjes ka ndezur rrjetin. Komentet janë të shumta, nga admirues që urojnë Ledrin për këtë moment, deri te ndjekës që po spekulojnë me ironi e kuriozitet rreth identitetit të dhuruesit misterioz. /Telegrafi/
