Edicioni i fortë Arsenalit në Ligën e Kampionëve është shpërblyer financiarisht dhe klubin londinez që ka pasuar jashtëzakonisht shumë arkat e klubit der tani.
Klubi londinez nga çmimet e dhëna nga UEFA për rezultate të arritura ka fituar tashmë mbi 93 milionë euro pas fitores së tyre të fundit 3-1 ndaj Interit.
“Topçinjtë” kanë fituar 18.6 milionë euro vetëm nga pjesëmarrja, ndërsa pozicioni i tyre në ligë ka gjeneruar edhe 37 milionë euro të tjera.
Për më tepër, bonuset e bazuara në performancë kanë kontribuar me 37.6 milionë euro, duke nënvizuar shkallën e suksesit të tyre në Evropë.
Rritja e konsiderueshme financiare nxjerr në pah progresin e Arsenalit në skenën kontinentale dhe forcon pozicionin e tyre përpara fazave të mëvonshme të garës.
Ky çmim do të rrihet edhe më shumë me vazhdimin e sezonit, pasi Arsenali është njëri nga favoritët kryesorë për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.