Ligji anti-Covid që u dekretua nga Presidenti, dënime nga 35 deri në 2000 euro

Pas dekretimit të ligjit për pandeminë kushdo që thyen masat anti-Covid bënë shkelje ligjore dhe mund të dënohet.

U iniciua nga kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani.

E me 77 vota pro deputetët e kësaj legjislature miratuan projektligjin për parandalimin e Covid 19.

Ligji ka për qëllim krijimin e hapësirës së domosdoshme juridike autoriteteve shtetërore për luftimin virusit korona.

Dënimet nga 35 deri në 2000 euro, ky është ligji anti-Covid që u dekretua nga presidenti.

E ky ligj mund të zbatohet së shpejti pasi që edhe presidenti I vendit Hashim Thaçi dha dritën jeshile, duke e dekretuar një ditë më parë.

Ky ligj e mirëpresin edhe juristët.

Ata thonë se krijon bazën për veprimet e institucioneve.

Qytetarët qe nuk e zbatojnë këtë ligj bëjnë shkelje ligjore.

Prandaj për çdo shkelje te masave do të vijë edhe dënimi.

Kurse gjobat që mund të shqiptohen vargojnë nga 35 euro për persona fizik deri në 2000 për ata juridik.

Ky ligj do të jetë në fuqi deri sa të pushojnë arsyet faktike për zbatimin e tij./t7/