Limaj reagon pas inicimit të aktakuzës për Thaçin e Veselin

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Famir Limaj, ka reaguar pas inicimit për aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Limaj në llogarinë e tij në Facebook, e ka vendosur logon e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, duke shprehur kështu solidaritetin me zhvillimet e sotme.

“Kjo që ka ndodhur sot nuk ka të bëjë asgjë më drejtësinë, ashtu siç nuk ka pasur lidhje me drejtësi i gjithë ky proces, që nga dita kur është iniciuar dhe votuar kjo gjykatë. Zyra e Prokurorit Special të Dhomave të Specializuara me deklaratën e sotme të motivuar politikisht shkeli rregulloren dhe ligjin me të cilin funksionon kjo gjykatë dhe kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë për të prishur përpjekjet për paqe”, ka shkruar Limaj.