Martial shkëlqen me het trik, Man Utd merr tri pikët kundër Sheffield United

Manchester Untied ka shijuar performancën fantastike të Anthony Martial, duke arkëtuar edhe tri pikë të reja në Premierligë.

Manchester United ka fituar në terrenin e vet, duke mposhtur skuadrën e Sheffield United me rezultatin 3:0, shkruan lajmi.net.

Të tri këto gola i ka shënuar ylli francez, Anthony Martial, i cili sot ishte i papërmbajtshëm.

Martial hapi serinë e golave në minutën e 7’, kur pas asistimit të Rashford arriti të dërgonte topin në rrjetën e Sheffield.

Një minutë para fundit të pjesës së parë, Martial u asistua nga Wan Bissaka për të dyfishuar epërsinë e ‘Djajve të kuq’.

Kurse, rezultatin final, Martial e vendosi përsëri me ndihmën e Rashford, kur në minutën e 74’ me një lob gjuajtje të bukur finalizoi për 3:0.

Ky është het triku i parë në karrierën e Martial, si dhe het triku i parë te Man United që nga viti 2013 (Robin van Persie).

Me këtë fitore, United shkon në 49 pikë për pozitën e pestë, kurse Sheffield mbetet me 44 pikë në pozitën e tetë.