Mazreku: Koha që të hiqen barrierat për regjistrimin e automjeteve

Pandemia Covid19, ka goditur shumicën e sektorëve në Kosovë, njëri ndër sektorët që ka pësuar goditje është edhe sektori i sigurimeve. Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku, tha se edhe sipas vlerësimeve të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, sektori i sigurimeve është sektori më i goditur gjatë periudhën së pandemisë.

“Muaji mars dhe prill, kane qenë muaj të  vështirë për sektorin e sigurimeve në Kosovë për shkak të mbylljes së qendrave të regjistrimit është ndalur shitja e polisave të sigurimit nga e cila edhe varet i gjithë stabiliteti i sektorit të silurimeve, Mirëpo në këtë drejtim ne kemi pasur përkrahje të madhe të Bankës Qendroret ë Republikës së Kosovës, nga e cila kemi kërkuar të aprovohen në procedura të shpejta disa lehtësime për neve si sektor që të shohim edhe funksionimin në forma alternative të shitjes së TPL-ve, ndihmë në këtë këtë drejtim ka dhënë edhe MPB përmes ARC-së dhe QRA-së. Ne si shoqatë kemi kërkuar që gjatë pandemisë ata qytetarë që dalin në trafik të dalin vetëm më sigurim”, tha Mazreku në emisionin “Subvencion në RTK.

Mazreku vlerësoi se si sektor i sigurimeve i kanë respektuar të gjitha rekomandimet e institucioneve të Kosovës që janë marrë rreth mbrojtjes nga Covid19.


Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku, kërkoi nga institucionet e vendit që të hiqen barrierat që po dëmtojnë qytetaret dhe sektorin e sigurimeve. “Është koha që të hiqen barrierat e regjistrimit, ne nga viti 2018, kemi kërkuar të hiqet barrierat e regjistrimit të automjeteve, që sipas rekomandimeve te avokatit të popullit janë kundër kushtetuese. Për të regjistruar sot një automjet, duhen disa procedura, si nxerrja e një takse komunale, duhet të pagash gjobat e trafikut, duhet të paguash edhe gjoba të tjera për të ardhur deri tek regjistrimi i automjetit. Tani është  koha dhe momenti për të shfrytëzuar këtë pandemi, që këto barriera/kushtëzime të panevojshme të hiqen në mënyrë që qytetarët ta kenë më leht të regjistrojnë automjete e tyre”,  tha ai.


Mazreku bëri me dije se deri në muajin shkurt, në Kosovë kanë qenë mbi 150 mijë automjete të paregjistruara, kurse mesatarja e automjete të regjistruara është rreth 356 mijë, që i bie që rreth 35 mijë automjeteve e vazhdojnë regjistrimit. “Për dy muajë mbyllje i bie që rreth 70 mijë automjete mund të mos kenë vazhduar regjistrimin e automjeteve, dhe që kanë mund të dalin trafik dhe shkaktojnë dëme në trafik”, tha ai.  Sipas tij gjatë periudhës së pandemisë asnjë punëtorë  nuk është larguar nga puna.


Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku, tha se një problem është që rreth 100 automjete ndërrojnë pronësinë dhe për këtë ndërrime harxhohen miliona euro nga qytetarët e Kosovës pa nevojë sepse obligohen qe cdo proceduren e regjistrimit ta bëjnë prej fillimit dhe nuk bëhet bartja e kohes se mbetur të taksave.