Sunny Hill Festival

Mbahet finalja e robotikës e nxënësëve të shkollave

Sot u mbajt finalja e garës së robotikës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, ku u përballën 100 ekipet më të suksesshme nga shkollat e Kosovës. Ishte një ngjarje mbresëlënëse, e mbushur me emocione, punë të palodhur dhe përkushtim të madh nga ana e nxënësve.

Megjithatë, finalja nuk kaloi pa vërejtje. Disa nxënës dhe ekipe pjesëmarrëse kanë shprehur shqetësime për disa parregullsi gjatë garës, që lidhen kryesisht me mënyrën e vlerësimit.

Pavarësisht gjithçkaje, dita e sotme tregoi edhe një herë se sa shumë potencial, kreativitet dhe punë të jashtëzakonshme kanë nxënësit tanë.

Në garën e robotikës për ciklin 1-5, fitues u shpall ekipi Young Innovators nga Shtime.

Ndërsa në ciklin 6-9, fitues ishte ekipi i Luigj Gurakuqi nga Prizren.