Mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 872 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ndërkaq, për mosrespektim të masave antiCOVID, është shqiptuar vetëm një gjobë.

Gjatë kësaj periudhe ka ndodhur një aksident me fatalitet, 17 me të lënduar dhe 52 me dëme materiale.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë arrestuar 23 persona dhe 13 janë dërguar në mbajtje.