Mbi 1400 raste të reja dhe 33 viktima nga COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar bilancin e fundit të koronavirusit.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1 mijë e 422 raste të reja me COVID-19, 33 persona kanë vdekur kurse janë shëruar 457 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 124 mijë e 910 raste pozitive me koronavirus, 103 mijë e 831 janë shëruar, 3 mijë e 607 kanë vdekur kurse numri i rasteve aktive është 17 mijë e 472.