Sunny Hill Festival

Mbi 1800 gjoba trafiku për një javë në Ferizajt

Policia e rajonit të Ferizajt  ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 805 gjoba kundërvajtëse dhe janë pezulluar 30 patentë shoferë.

Po ashtu janë raportuar 45 aksidente trafiku me 22 persona të lënduar.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes:-Stacionit më të afërt policor- Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”- Numrave : 192, 0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e raportuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.”