Mbi tre vjet burgim vëllezërve nga Shtimja që vranë grabitësin që ia mësyu shtëpisë së tyre

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me tre vjet e tre muaj burgim vëllezërit Nrecaj nga Shtimja, të cilët më 7 gusht të vitit të shkuar, kishin vrarë një person që kishte hyrë me të tjerë për të kryer grabitje në shtëpinë e tash të dënuarve.

Sipas njoftimit nga Themelorja, ata janë dënuar për veprën penale të vrasjes në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme.

A.N. është dënuar me një vit burgim, ndërsa N.N. me dy vjet e tre muaj burgim.