Më 1 tetor nis aplikimi për Patentë-Shofer Ndërkombëtar

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, njofton qytetarët e Kosovës, se nga nesër, më 01 tetor, do të fillojë aplikimin për Patentë-Shoferë Ndërkombëtar.

Aplikimi do të bëhet në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente, sipas procedurave të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ Nr. 08/2020.