Më të prekurit me koronavirus, personat mbi 70 vjeç

 Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka treguar moshën e personave të prekur me Covid-19 në Kosovë.

Përmes një Facebook, duke ia bashkangjitur një grafikon, ka thënë se më të prekur janë persona me mbi 70 vjeçare, derisa mosha që nuk është prekur fare është ajo nga 10-19.

“Disa karakteristika rreth moshës së pacientëve që deri tash janë trajtuar dhe po trajtohen në Klinikën Infektive për Covid-19”, ka shkruar Hoti.

Grupmosha e të prekurve me Covid -19 që kanë pasur nevojë më shumë për tretman spitalor është ajo mbi 70 vjeç.

Në Klinikë deri tash nuk ka pasur të hospitalizuar asnjë pacient me Covid nga grupmosha 10-19 vjeç.

Dy pacientë të spitalizuar i takojnë moshës nën 6 vjeçare.

Nga 13 mars-3 prill 2020, në këtë klinikë ka vdekur vetëm një pacient i prekur nga Covid-19, i njëjti ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Këto të dhëna janë nxjerrë nga Klinika Infektive dhe grafika është punuar duke ju falënderuar bashkëpunimit edhe me dr. Sadije Namani, infektologe.