Mënyra e thjeshtë për t’i ruajtur të dhënat e iPhoneit

Telefonat e mençur kanë më tepër gjasa të bien pre e sulmeve të hakerëve për shkak të shumë opsioneve ndërvepruese. iPhone, si prodhim i kompanisë Apple, është cilësuar vazhdimisht si telefoni më i sigurt për përdoruesit, por kjo s’i ka penguar hakerët t’ia gjejnë pikat e dobëta.

Përdoruesi i iPhoneitit mund të përdorë kode të veçanta që ia mundësojnë qasjen në çdo moment, në rast se humbet emailin apo fjalëkalimin e kyçjes. Nëpërmjet kodit unik me 28 karaktere, përdoruesi mund të rimarrë qasjen në rast se e ka humbur, pra edhe nëse i vidhet, shkruan Lifehacker.

Por, edhe kjo mënyrë e ruajtjes së të dhënave s’është imune ndaj sulmeve kibernetike, pasi hajdutët që vjedhin telefonat, po fitojnë qasje edhe brenda kodit unik, duke pamundësuar rikthimin e telefonit te përdoruesit.

Megjithatë, ka zgjidhje edhe për këtë. Çdo telefon i mençur ka opsionin që llogarit qëndrimin aktiv ditor, që në atë opsion ekziston një kod i veçantë i qasjes.

Veproni si vijon: Settings > Screen Time > Use Screen Time Passcode, pastaj në Content & Privacy Restrictions dhe zgjidhni opsionin Account Changes. Shkruani kodin dhe shtypni Don’t Allow.

Sigurohuni që nuk e keni kodin e njëjtë si atë fillestar pasi hakeri mund ta dijë dhe nëpërmjet kodit të ri mund t’i siguroni të dhënat tuaja, edhe nëse telefoni ju bie në duart e hajdutëve.

Kjo ua mundëson që të dhënat tuaja të jenë të sigurta. Ky opsion funksionon edhe në disa sisteme të tjera.