Sunny Hill Festival

Mënyra më e mirë për të bërë miq

Paraqitja gjithkund, konsiderohet të jetë mënyra më e mirë për të bërë miq të rinj.

Një tjetër arsye për të mos e anashkaluar kursin e përjavshëm të yogës apo shëtitjen me dikë: mund t’ju ndihmojë të ndiheni më pak të vetmuar, ka shkruar Axios.

Sipas Julianne Holt-Lunstad, profesoreshë e psikologjisë dhe neuroshkencës në Universitetin Brigham Young dhe një ndër hulumtueset më të njohura në fushën e lidhjeve shoqërore, ka thënë se takimet e rregullta me njerëzit janë ndër mënyrat më të mira për të krijuar dhe ruajtur miqësi të shëndetshme.

“Duhet qëndrueshmëri. Duhet kohë për të njohur dikë. Duhet kohë për të kaluar nga i panjohur në të njohur, e më pas në mik”, ka thënë Holt-Lunstad për Axios.

Ajo ka thënë se rutinat që ndihmojnë në ndërtimin e lidhjeve shoqërore mund të jenë ditore, javore, mujore apo vjetore.

Idetë që ajo sugjeron:

Ditore:

Shëtitje në mëngjes apo në mbrëmje me një mik/e

Drekë me kolegun/en e punës

Të përshëndetni çdo ditë njerëzit që i takoni rregullisht

Javore:

Një kurs i yogas apo fitnesit

Drekë me miqtë

Mujore:

Organizimi i një klubi librash, mbrëmje lojërash apo nate filmash

Vullnetarizëm

Darkë me familjarët më të largët

Vjetore:

Pushime familjare

Udhëtime me ish-shokët e shkollës apo studimeve

Festimi i traditave gjatë festave

“Aktivitetet shoqërore duhet t’i shohim pak a shumë si aktivitetet fizike, nuk janë diçka që bëhen një herë dhe mbarojnë”, ka thënë Holt-Lunstad.