Meta: Edhe më parë janë ngritur akuza ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, por drejtësia e luftës është konfirmuar

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se beson në pafajësinë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Meta ka shkruar se “lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që iu imponua popullit të Kosovës nga shtypja dhe gjenocidi i regjimit kriminal të (v.j. liderit serb, Sllobodan) Millosheviqit, rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare, jo vetëm për lirinë dhe themelimin e Republikës së Kosovës në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, por edhe për paqen, stabilitetin dhe ardhmërinë e saj europiane dhe të rajonit tonë”.

“Edhe më parë janë ngritur akuza ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, por pafajësia e tyre dhe drejtësia e luftës është konfirmuar”, ka thënë mes tjerash ai.