Meta: Thaçi dhe Veseli do të bëjnë edhe një shërbim – konfirmimin e drejtësisë së luftës së UÇK-së

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se ngritja e aktakuzave nga Gjykata Speciale, mbi Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli është zhvillim sfidat.

“Absolutisht që jam i sigurt se do të përballohet me shumë urtësi, unitet por edhe largpamësi nga jo vetëm këto dy personalitete, Presidenti ka qenë udhëheqësi kryesor politik i UÇK-së. Kjo nuk është sfidë e tyre në planin individual, apo institucional”, ka thënë Meta në konferencën e përjavshme.

“Kjo do të përballohet me dinjitet dhe përgjegjshmëri jashtë kalkulimeve afatshkurta nga e gjitha klasa politike në Kosovë. Nuk është hera e parë që ndaj udhëheqësve të UÇK-së”.

“Shpreh solidaritetin tim si President i Republikës së Shqipërisë, por edhe si mik, si shok me Presidentin e Kosovës dhe kryetarin e PDK-së. Jam i sigurt që ata do ta përballojnë me mjaftë dinjitet dhe përgjegjësi këtë moment duke bërë edhe një shërbim tjetër duke konfirmuar drejtësinë e luftës së UÇK-së por edhe për të rrëzuar strategjinë provoaktive dhe të gabuar që kërkon të mbajë peng rajonin dhe të minojë ato të integrimit evropian dhe atlantik”.