Milani zyrtarizon Manxhukiqin

Mario Manxhukiq është zyrtarizuar të martën si futbollist i skuadrës së Milanit.

Në uebfaqen zyrtare të klubit thuhet se Manxhukiq do të jetë pjesë e ekipit nga Serie A deri në fund të këtij edicioni.

Sulmuesi 34-vjeçar, te Milani është transferuar si lojtar i lirë dhe ka firmosur kontratë për gjashtë muaj me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër. Ai te Milani do ta bartë fanellën me numrin nëntë.