Minatorët e Trepçës ngujohen në minierë, kërkojnë pagat

Dhjetëra minatorë të Trepçës janë ngujuar në minierë.

Ata po kërkojnë pagat që nuk i kanë marrë akoma.

Lajmi për Klan Kosova është konfirmuar edhe nga menaxhmenti.

Xhafer Peci tha për Klan Kosova, se punëtorët po i kërkojnë mjetet e vonuara nga qeveria.

“Janë rreth 67 minatorë që janë brenda. Ata po i kërkojnë mjetet e vonuara nga qeveria. Këto 1 milion që i ka dhënë Qeveria e Kosovës. Ata nëse sonte i marrim pagat, nesër ndërrimi i parë vazhdon punën. Gjendja është e qetë. Jemi në vendin e ngjarjes”.