Ministri Selimi liron nga detyra këshilltarin e tij

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi,ka liruar nga detyra Këshilltarin e Jashtëm në Ministri të Drejtësisë, Enis Qerka.

“Sot në mëngjes pas raportimit të mediave, kam liruar nga detyra Enis Qerkën”, ka shkruar Selimi në Facebook.

Enis Qerka ishte arrestuar në kufirin Kosovë-Maqedoni, me dyshimin se ishte i përfshirë në kontrabandimin e 113 kilogramëve narkotikë të llojit heroinë, në dhjetor 2018.

Gjykata ia pati caktuar Qerkës një muaj ditë paraburgim, por ai ishte liruar nga paraburgimi pas një jave, me urdhrin për t’u paraqitur në stacion të policisë.