Ministri Zemaj takon anëtarët e Bordit Këshillëdhënës për luftën kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë ditës së sotme është takuar me Bordin Këshillëdhënës për Luftën Kundër COVID-19, udhëhequr nga Lul Raka.

Zemaj, ka bërë të ditur se në këtë takim është analizuar gjendja e krijuar me pandemi, ndërsa u prezantuan edhe fakte shkencore se si të reagohet ne javët në vazhdim për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes më të madhe të këtij virusi, njofton Klan Kosova.

”Në takimin me anëtarët e Bordit Këshillëdhënës për Luftën Kundër COVID-19, me prof. Dr. Lul Rakën kryesues, analizuam gjendjen e krijuar nga pandemia, u prezantuan faktet shkencore, opinionet dhe propozimet se si të reagohet në javët në vijim për të menaxhuar dhe parandaluar përhapjen e virusit. Sikurse biseduam për realizimin e këshillave të dhëna nga ky bord.

Jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, andaj të gjitha vendimet tona do të jenë të bazuara sipas këshillave të profesionistëve.