Ministria e Drejtësisë me detaje për zyrtarin e prekur nga koronavirusi

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se një zyrtar i saj është prekur me koronavirus.

Sipas një njoftimi për media thuhet se të gjithë zyrtarët që kanë pasur kontakt me të prekurin, janë karantinuar si[pas rekomandimeve të IKSHPK-së.

“Ministria e Drejtësisë ju njofton se gjatë ditës së hënë, më datë 11 maj 2020, pas testimit për Covid 19 nga IKSHPK-ja, një zyrtar i MD-së ka rezultuar pozitiv dhe i njëjti është karantinuar sipas udhëzimeve të Institutit. Rasti i zyrtarit është rast kontakti”.

“Ministria e Drejtësisë ju njofton se të gjithë zyrtarët e tjerë të cilët kanë pasur kontakte me zyrtarin e identifikuar me Covid 19, janë karantinuar dhe pritet që ditët në vijim të testohen nga IKSHPK-ja”.

Po ashtu aty theksohet se Ministria e Drejtësisë do të ndërmarr të gjitha masat e parapara, duke dezinfektuar hapësirat e punës dhe duke vendosur masa higjenike në ambientet e saj.