Sunny Hill Festival

Miratohet kalendari për vitin e ri shkollor

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka miratuar Udhëzimin Administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2025/2026. 

Viti shkollor do të nisë më 1 shtator dhe do të përfundojë më 19 qershor. 

“Ky Udhëzim përcakton datat e fillimit dhe përfundimit të vitit shkollor në të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar, duke përfshirë: institucionet parashkollore dhe klasat parafillore, shkollat fillore dhe të mesme të ulëta, shkollat e mesme të larta dhe qendrat burimore për mësim dhe këshillim. Kalendari i vitit te ri shkollor gjithashtu përcakton pushimet vjeshtore, dimërore dhe pranverore, si dhe festat zyrtare, për të siguruar një planifikim të qartë e të strukturuar për nxënësit dhe mësimdhënësit. MAShTI shpreh falënderim për anëtarët e grupit punues, të përbërë nga mësimdhënës, përfaqësues të Drejtorive Komunale të Arsimit, të shkollave dhe të vetë Ministrisë, për punën dhe angazhimin e tyre në hartimin e këtij dokumenti gjithëpërfshirës. Në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe drejtuesit e shkollave, MAShTI është duke bërë përgatitjet e nevojshme për të siguruar një fillim të mbarë dhe një vit shkollor të suksesshëm, plot mundësi për mësim dhe zhvillim. MAShTI uron të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për një vit shkollor të mbushur me arritje dhe përvoja të reja”, thuhet nga MASHTI.