Modelja e njohur kosovare, Vildane Zeneli, po i shijon ditët e nxehta të verës në një nga destinacionet më luksoze të Europës – Liqenin e famshëm të Comos në Itali.

Me një paraqitje plot stil dhe sensualitet, Vildanja ka ndezur rrjetet sociale me imazhet e fundit të publikuara për ndjekësit e saj.

E njohur për karrierën e suksesshme në botën e modës në Miami të SHBA-së, bukuroshja kosovare ka vendosur të rikthehet për pak kohë në Europë, duke zgjedhur si destinacion një prej perlave të Italisë veriore. Dhe sigurisht, nuk ka munguar që ky rikthim të shoqërohet me poza provokuese që e vënë në pah linjat e saj perfekte.

Por Vildanja nuk është ndalur vetëm te fotot provokuese – ajo ka ndarë me publikun edhe copëza nga jeta e saj luksoze, duke treguar momente të relaksit në jaht, shëtitje buzë liqenit dhe atmosferën magjepsëse të Comos, një destinacion i preferuar për yjet e showbiz-it ndërkombëtar.
