Karriera e shkëlqyer e Real Madridit te Real Madridi përfundoi me një humbje të dhimbshme, 4:0, nga PSG-ja në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube.
Por trashëgimia e mjeshtrit kroat është shumë më tepër se vetëm një ndeshje, ka thënë trajneri i Madridit, Xabi Alonso.
Modriqi e ka fituar Topin e Artë në vitin 2018. Është po ashtu lojtari më i dekoruar në histori të klubit më të madh spanjoll.
Ai pritet t’i bashkohet Milanit pasi e luajti ndeshjen e fundit për Rel Madridin të mërkurën mbrëma.
Prej se ishte transferuar nga Tottenham Hotspuri në vitin 2012, 39-vjeçari luajti 597 ndeshje dhe fitoi plot 28 trofe për Real Madridin. Këtu përfshihen edhe gjashtë trofe të Ligës së Kampionëve, garën kryesore të klubeve.
“Nuk është fund i dëshiruar. Është fund i hidhur. Por ai nuk do të mbahet mend për këtë ndeshje., Do të mbahet mend për ndeshjet tjera të shkëlqyera”, ka thënë Alonso, që ka ndarë fushën si lojtar me Modriqin, kur ishte lojtar i Real Madridit.
“Ai është legjendë e Real Madridit dhe futbollit botëror. Ai do të mbahet më shumë në mend për shumë gjëra të mira e jo për 25 minutat që i luajti sonte”.
Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka thënë se Modriqi do të lë boshllëk.
“Modriqi gjithnjë merr brohoritje nga tifozët. Dhe jo vetëm nga madrilenët. Ai është lojtar i shkëlqyer, bashkëlojtar i shkëlqyer dhe do të na mungojë”, ka thënë portieri belg.