Moskonstituimi i Kuvendit: Palët akuzojnë njëra-tjetrën, nga shoqëria civile kërkojnë reflektim

Kuvendi i Kosovës edhe pas tentimit të shtatë nuk ka arritur të konstituohet, pasi kandidatura e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) për kryetare të Kuvendit, sërish nuk mori mbështetjen e nevojshme në seancën e së dielës.

Pas votimit të pasuksesshëm, partitë politike nuk hezituan të akuzonin njëra-tjetrën për bllokimin e procesit.

Deputeti i VV-së, Hekuran Murati, theksoi se subjekti i tij ka përmbushur obligimin kushtetues duke propozuar kandidaten dhe duke votuar për të. Ai insistoi se bllokada nuk bëhet duke votuar pro dhe se VV nuk mban përgjegjësi për mungesën e votave të tjera.

Ndërkohë, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për “teke” dhe këmbëngulje arbitrare, duke theksuar se pa shumicë parlamentare nuk mund të imponohet vullneti politik. Ai kërkoi nga LVV që të propozojë një kandidat tjetër që do të siguronte besimin e deputetëve.

Në linjë të ngjashme u shpreh edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili i bëri thirrje LVV-së të ndërmarrë hapa konkretë për zgjidhjen e situatës. Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, përsëriti qëndrimin se partia e saj nuk do të mbështesë Albulena Haxhiun dhe as ndonjë tjetër kandidat të propozuar nga VV.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj kërkoi që presidentja Vjosa Osmani të ftojë partitë parlamentare në takim për të gjetur një zgjidhje, ndërsa shprehu gatishmërinë për mbështetje ndaj një kandidati të ri të propozuar nga shumica.

Në këtë situatë, edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, bëri thirrje për reflektim dhe ndërtimin e një shumice parlamentare funksionale që do të zgjidhte institucionet, ndonëse nuk specifikoi ndonjë emër konkret.

Në një reagim të ashpër, Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim, kritikoi ashpër klasën politike për papërgjegjësi dhe mungesë vullneti për zgjidhjen e ngërçit, duke thënë se Kuvendi po vazhdon të tallet me qytetarët.

Përkundër të drejtës që e ka fituar nga zgjedhjet e 9 shkurtit për të propozuar kryetarin e Kuvendit, LVV deri tani nuk ka arritur të sigurojë 61 votat e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare.

Në mungesë të një marrëveshjeje politike, mundësia e zgjedhjeve të reja po përmendet gjithnjë e më shpesh si zgjidhje e fundit.