Sot në Kosovë moti kryesisht do të jetë i vranët, ndërsa në zona të caktuara priten edhe riga të herëpashershme shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të luhaten nga 3 deri në 5 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa temperaturat maksimale që pritet të arrijnë nga 10 deri në 13 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, me një shpejtësi të lehtë prej 1 deri në 5 metra për sekondë.