Moti me reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se situata meteorologjike të mbetet e paqëndrueshme dhe kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferike.

IHK njofton se do të krijohen kushte për formimin e vranësirave të çrregullta të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.