Moti me vranësira dhe intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për dy ditët e ardhshme është parashikuar të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat gjatë së premtes do të shoqërohen me riga të dobëta shiu ndërsa në veriperëndim pritet të ketë edhe reshje bore.

IHMK-ja njofton se në viset malore parashihet të bie vetëm borë të intensitetit të dobët mesatar.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e tyre.