Moti për javën e ardhshme, i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se java e tretë e muajit dhjetor do të jetë kryesisht me mot të vranët, por edhe me intervale të shkurta me diell.

Sipas IHMK-së, në viset e ulëta nuk parashihet të ketë reshje përpos rigave të dobëta të cilat mund ta përfshijnë pjesën jugore dhe juglindore të territorit, ndërsa në viset malore parashihet të ketë reshje në formë dëbore të intensitetit mesatar.

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrin nga 5 deri në 8 gradë Celsius”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përcjell Gazeta Stop.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.