Moti për sot me reshje shiu dhe bore

Instituti Hidrometeorologjik njofton se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët me shi dhe në vendet malore parashihen edhe reshje
bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë lehtë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-4 m/s.