Muriqi bashkëlojtarëve: Unë dhe e gjithë Kosova zemrën e kemi me ju

Sulmuesi Vedat Muriqi me një mesazh në rrjete sociale u ka uruar fat bashkëlojtarëve te Përfaqësuesja e Kosovës, pak orë para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut në plejof për kualifikim në Kampionatin Evropian.

“Suksese djem. Unë dhe e gjithë Kosova zemrën e kemi me ju”, ka shkruar shkurt ai në një postim në Instagram.

Muriqi do t’i mungojë Kosovës në ndeshjen vendimtare për shkak se, siç ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës, nuk është i gatshëm fizikisht. Ai ishte liruar nga Lazio, por për shkak të lëndimeve të mëhershme, nuk ishte në gjendje të paraqitej sonte në Shkup për ndeshjen historike.

Image
Un