Xhavit Haliti

Murseli rrëfen marrëdhënien me Liridonën: Ajo ishte një bashkëshorte e devotshme

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, ku të akuzuar janë bashkëshorti i saj, Naim Murseli, si dhe Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

I akuzuari kryesor, Naim Murseli, po deklarohet në gjykatë, ndërsa mbrojtësi i tij, avokati Shemsedin Piraj, po e merr në pyetje.

Murseli ka përshkruar marrëdhënien me Liridonën si shumë të mirë, duke e cilësuar atë si nënë të mrekullueshme dhe grua të devotshme

“Kemi pasë 11 vite martesë me Liridonën, si rezultat kemi dy fëmijë dhe marrëdhënia ime me Liridonën ka qenë shumë e mire. Ka qenë një grua e mrekulleshme, nënë e përkushtuar dhe shumë e devotshme. Liridona kishte shumë dëshirë të bëhet nënë dhe kishte probleme me mbetë shtatzënë, por më pas na u realizua ëndrra ajo u bë nënë dhe unë u bëra babë. Çdo gjë ka qenë në rregull mes neve”, tha Murseli në Gjykatë.