Mustafa pas takimit me Haradinajn: Nuk është folur për postin e presidentit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka mohuar që në takimin e sotëm me Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limaj, të jetë diskutuar për postin e presidentit.

“Nuk kemi diskutuar për presidentin. Kemi parë të nevojshme që të ulemi, të bisedojmë e të përgatitemi për buxhetin. Kjo çështje nuk është mirë të hapet, sepse kemi një president në zyre. Nëse dështojmë të zgjedhim presidentin, të gjithë jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Mustafa.

Ai nuk ka dashur të komentojë takimin e djeshëm mes Haradinajt, kreut të PDK-së, Kadri Veseli dhe të presidentit të vendit, Hashim Thaçi.