Vetëm pak orë kanë mbetur deri në finalen e shumëpritur të Big Brother VIP Kosova, spektaklit që për muaj të tërë ka dominuar audiencën televizive dhe ka pushtuar rrjetet sociale me debate, përkrahje dhe polemika të shumta.
Pas një rrugëtimi të gjatë, plot sfida, nominime, përballje dhe momente emocionale, sonte pesë finalistët do të përballen për herë të fundit me verdiktin e publikut. Çdo votë do të jetë vendimtare në një natë që premton tension, lot gëzimi dhe surpriza të papritura.
Në garë për çmimin e madh dhe trofeun e edicionit të katërt janë: Londrimi, Elijona, Klodi, Ludo dhe Hygerta. Secili prej tyre ka ndërtuar një histori të veçantë brenda shtëpisë, duke fituar mbështetje të madhe jashtë saj dhe duke krijuar baza të forta fansash.
Finalja pritet të shoqërohet me momente spektakolare, rikujtime të momenteve më të forta të sezonit, paraqitje speciale dhe emocione që do të kulmojnë me shpalljen e fituesit.
Kush do ta rrëmbejë çmimin e madh dhe do të shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 4?
Mos e humbisni finalen sonte, me fillim nga ora 21:00.