Ndërron jetë nga koronavirusi një 70-vjeçar, arrin në 37 numri i viktimave

Ka ndërruar jetë një 70-vjeçar nga Vushtrria i cili ishte i prekur me koronavirus. Klinika Infektive e QKUK-së, ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë një 70-vjeçar në këtë klinikë i cili ishte i prekur me koronavirus dhe ishte në mjekim intensiv.

Sipas njoftimit, përveç infeksionit me COVID-19, i ndjeri kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Theksojmë se me vdekjen e 70-vjeçarit nga Vushtrria numri i përgjithshëm i viktimave arrin në 37 në Kosovë.

“Mbrëmë në Repartin e Mjekimit Intensiv të klinikës ka ndërruar jetë pacienti 70 vjeçar nga komuna e Vushtrrisë, i pranuar me 13.06.2020, i cili përveç infeksionit me COVID -19 kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.