Sunny Hill Festival

Ndodh edhe kjo! Ia mbollën arën me kanabis, qytetari nga Vushtrria lajmëron policinë

Një qytetar ka lajmëruar policinë pasi që ka gjetur bimë të kanabisit të mbjella në arën e tij.

Rasti ka ndodhur në Komunën e Vushtrrisë, më saktësisht në fshatin Karaçë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në arën e tij janë mbjellë bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Me vendim të prokurorit, 82 bimët do të shkulën dhe do të shkatërrohen në vendin e ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Bazuar në raportin 24-orësh të policisë, rasti është ende duke u hetuar.