Në 24 orët e fundit në Kosovë shqiptohen 1623 tiketa trafiku

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1 mijë e 623 gjoba trafiku për të gjithë shkelësit e rregullave në trafik.

Në statistikat e përgjithshme bëhet e ditur se gjatë të hënës janë arrestuar 18 persona, ndërsa në mbajtje janë dërguar 13 prej tyre.