Në Infektiv 9 pacientë me koronavirus, 4 në gjendje të rëndë

Nëntë pacientë me COVID-19, janë duke u trajtuar sot në Klinikën Infektive, derisa katër prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, tre me oksigjeno terapi dhe një është në gjendje kritike.

Kështu ka bërë të ditur mjeku kujdestar në Klinikën Infektive, Shemsedin Dreshaj, i cili tha se në pritje të rezultatit të testit janë edhe dy persona.

“Aktualisht në klinikën Infektive janë të hospitalizuar 11 pacientë, prej tyre 9 janë të konfirmuar pra me COVID-19 dhe 2 pacientë janë në pritje të rezultatit i cili do të bëhet në ditën e sotme. Aktualisht në klinikë prej tyre 9 pacientëve që i kemi të konfirmuar, 4 janë në gjendje të rëndë shëndetësore, 3 me oksigjeno terapi dhe 1 është në gjendje kritike, i intubuar dhe me aparat, ndërsa pacientët tjerë janë relativisht stabil”, deklaroi Dreshaj.

Sipas infektologut Dreshaj, me uljen e numrit të të infektuarve me COVID-19, pandemisë po i vije fundi.