Në këtë komunë të Kosovës pritet të ketë vërshime nga shiu


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në disa zona të vendit, pritet që të vazhdojnë me intensitet më të shtuar reshjet të përcjellura me shkarkime rrufesh, të cilat filluan pasditen e djeshme.

Sipas njoftimit, në disa zona të Kosovës mund të shkaktohen vërshime të shpejta dhe probleme sidomos në zonat urbane.

Pritet që intensiteti dhe sasia më e lartë e tyre të jetë në rajonin e Prizrenit.