Në QKUK dhe spitale 441 pacientë me koronavirus, 40 në gjendje të rëndë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 573 pacientë, 441 prej të cilëve janë të konfirmuar me COVID-19.

Në njoftim bëhet e ditur se oksigjeno-terapisë i janë nënshtruar 372 persona, derisa 40 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në klinikat e QKUK-së janë të hospitalizuar 214 pacientë, 166 të konfirmuar pozitivë, kurse 135 janë me oksigjeno-terapi.

Spitalet e Përgjithshme po ofrojnë shërbime mjekësore për 359 pacientë, 255 prej tyre janë pozitivë, ndërkaq 237 persona i janë nënshtruar oksigjeno-terapisë.

Ndryshe, numri total i rasteve pozitive është 11.416 raste nga 43.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 401 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.824.